Qëndresa Krasniqi e Gresa Berisha ikin nga Prishtina

0
SHPËRNDAJE

424136_4154644675747_1643804503_n
Qëndresa Krasniqi duke marrë një çmim

Klubi i sapo themeluar i futbollit femëror Hajvalia merr dy futbolliste nga Prishtina, dhe jo lojtare dosido por më të mirën në Kosovë, Qëndresa Krasniqin si dhe Gresa Berishen. Ka qenë vetë klubi i Hajvalisë që e ka bërë të ditur këtë lëvizje të papritur.

“Hajvalia përforcon edhe skuadrën e femrave. Qëndresa Krasniqi dhe Gresa Berisha në Hajvali. Ish lojtarja e FC Prishtina Qëndresa Krasniqi e cila është shpallur tri here lojtarja e vitit në Kosovë, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin tonë, po ashtu edhe bashkëlojtarja e saj, Gresa Berisha, firmosi një vit,” ka deklaruar drejtori i klubit të Hajvalisë Xhavit Pacolli”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.