Qerimaj dëmtohet dhe dështon në Europian

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Pas dështimit Briken Caljes një ditë më parë në kampionatin europian për të rritur që po zhvillohet në Forde të Norvegjisë, dështoi edhe kandidati potencial kuqezi për medalje, Erkand Qerimaj. Në baterinë A, pesha 77 kg dështoi në të gjitha provat e realizuara në stilin e shkëputjes. Jo vetëm kaq por peshëngritësi shqiptar do të tërhiqej nga gara në stilin e shtytje duke mos u kualifikuar në dygarësh e mohuar pikë të vlefshme për Shqipërinë në renditjen ekipore. Kësisoj del jashtë pritshmërive në Europian (kjo garë kualifikuese për Olimpiadën) edhe Qerimaj. Peshëngritësi shqiptar e nisi garën në stilin e shkëputjes me 153 kg.

Erkand Qerimaj
Erkand Qerimaj

Edhe pse pretendimet e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, por edhe vetë protagonistëve në pedanë ishin të mëdha, kampionati europian rezervoi të kundërtën, duke përmbysur gjithçka e vënë në rrezik tashmë pjesë- marrjen në Olimpiadën e Brazilit. Rezultati në Europianin e Norvegjisë quhet një dështim për Erkand Qerimajn, i cili pak muaj më parë zuri vendin e 12-të në kampionatin botëror të mbajtur në Hjuston të Amerikës ku do të realizonte 154 kg në shkëputje, 188 në shtytje dhe 342 kg në dygarësh.

imageNdërkohë pas garës, Qerimaj përmes një statusi në profilin zyrtar në “Facebook” kërkoi falje për rezultatin, teksa u shpreh se është i dëmtuar: Mbas dëmtimit të gjurit gjatë garës doktori na këshilloi që të tërhiqemi. Më vjen keq për gjithë mundin dhe djersën time, të familjes dhe për gjithë dashamirësit që më mbështesin”, deklaroi peshëngritësi i kombëtares shqiptare, Erkand Qerimaj në rrjetin social “Facebook”. Qerimaj nuk mundi të realizonte asnjë nga tri provat në stilin e shkëputjes, 153 kg, 153 kg dhe 154. Ndërsa në shtytje shqiptari nuk u ngjit fare në pedanë duke e lënë në mes konkurrimin mes zhgënjimit.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.