Qesh Juventus, ylli i skuadrës gati ndaj Barcelonës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Champions League / Paolo Dybala gati për Juventusin. Ankthit nëse ylli i “Zonjës së Vjetër” do të ishte apo jo i gatshëm për ndeshjen e kthimit kundër Barcelonës, i ka ardhur fundi.  Sulmuesi i bardhezinjve do të jetë në dispozicion të trajnerit Massimiliano Allegri, për transfertën  e Champions League kundër blaugranave. Është vetë argjentinasi ai që e ka pohuar një gjë të tillë. 23-vjecari u shpreh se është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës dhe se do të luajë kundër katalanasve. Pas spektaklit që dhuroi Dybala në “Juventus Stadium” ai do të kërkojë të jetë sërish protagonist edhe në Camp Nou. Sulmuesi pësoi një dëmtim në takimin kundër Pescares, moment ky që përcolli panik në i kampin bardhezi, por tashmë rreziku ka kaluar dhe argjentinasi është në formën e tij më të mirë fizike. Në një intervistë të dhënë, Dybala foli dhe për rinovimin  e kontratës së tij me kampionët e Italisë. Ai u shpreh se  ndihet i lumtur që do të vazhdojë aventurën e tij në Torino.

“Dëmtimin që pësova e kam lënë pas për fat të mirë dhe në takimin kundër Barcelonës do të jemë i gatshëm. Përsa i përket rinovimit, unë pata një bisedë me drejtorin sportiv të juventusit, Beppe Marotta dhe i thashë që do të zgjedhë Juventusin pasi këtu ndihem shumë mirë dhe dua të vazhdojë të korrë shumë suksese me këtë fanellë. ”

Më pas Dybala foli dhe për kombëtaren e argjentinës. Për sulmuesin është e paimagjinueshme që ata të mos jenë pjesë e botërorit.

“Si të gjthë argjentinasit edhe unë nuk e mendoj dot që kombëatarja jonë të mos jetë pjesë e botërorit. Në disa raste fati nuk ka qënë me ne, por jam shumë i sigurt që së bashku me pjesën tjetër të shokve të skuadrës do ta arrimë objektivin,  për të qënë pjesë e botërorit “Rusi 2018”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.