Qeveria i jep një dorë Partizanit

0
SHPËRNDAJE

Projekti-i-kompleksi-i-partizanit-41-700x390
Maketi i projektit te Partizanit

Partizani ka hedhur hapin e parë, konkret, pas disa premtimesh “pa bukë”, drejt ndërtimit të shtëpisë së re. Si një klub tërësisht privat, me president Gaz Demin, klubi 15 herë kampion i vendit në futboll, që ka hyrë në muajin e festimeve të 70-vjetorit të krijimit, duket se do t’u japë fund ecejakeve nëpër fusha të ndryshme stërvitore, akomodimit nëpër hotele të kryeqytetit, sepse do të ketë rezidencën e vet të kompeltuar me të gjithë “aksesorët” e një klubi modern futbolli.

Më së fundi, qeveria shqiptare ka dhënë një sipërfaqe të konsiderueshme toke, me qira 1 euro, për 99 vite, për llogari të shoqërisë “PARTIZANI” sh.a. Bëhet fjalë për një repart ushtarak, nr.4030, në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, që ndodhet në Rrugën “Myslym Keta”, Tiranë. Ja vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave për këtë gjë: “Dhënia e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë “PARTIZANI” sh.a., si qiramarrës, për pasurinë “Ambiente të pronës nr.4, me emërtim “Reparti Ushtarak nr.4030”, Rruga “Myslym Keta”, Tiranë”.

Partizani dhke festuarKy repart është në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, me sipërfaqe të përgjithshme 37000 (tridhjetë e shtatë mijë) m2, nga të cilat, sipas genplanit, përkatësisht 5164.72 (pesëmijë e njëqind e gjashtëdhjetë e katër pikë shtatëdhjetë e dy) m2 sipërfaqe ndërtimore dhe 31835.28 (tridhjetë e një mijë e tetëqind e tridhjetë e pesë pikë njëzet e tetë) m2 sipërfaqe funksionale, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi”.

partizaniBurime nga klubi i kuq bëjnë me dije se aty do të ndërtohet kompleksi i ri, sipas projektit të prezantuar tashmë, por po studiohet edhe mundësia e një stadiumi, për t’i luajtur aty ndeshjet. Më herët, presidenti Gaz Demi pati thënë se shumë shpejt do të hidhen themelet e këtij impianti sportiv, që do të jetë konkurues në tërë Ballkanin: “Gjithë struktura jonë po punon për një Partizan siç i takon këtij emri. Mendoj se ka ardhur fundi i zgjidhjes së kompleksit të skuadrës. Brenda kësaj kohe të shkurtër do të hapen themelet. Do të jetë një kompleks modern, që do do të konkurojë edhe në Ballkan. Një akademi me fusha, me mensë, hotel e gjithçka tjetër të nevojshme për një klub futbolli. Do të të jetë njëlloj qendre edukimi, sepse do të ketë aty fëmijë të moshave të vogla e deri tek ekipi i parë”.

Marrë pa ndryshime nga telesport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.