Qipro/ Portieri Teqja rikthehet te Anorthosis

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Aldo_Teqja_40
Aldo Teqja

Portieri i ri 20 vjeçar Aldo Teqja ka përfunduar huazimin te ekipi qipriot Elpida Xylofagou dhe është rikthyer te klubi i njohur Anorthosis Famagusta që ka fituar plot 23 trofe kombëtarë në ishullin e Qipros. Në takimin e javës së parë kundër AEL Limassol, Teqja ishte në formacion dhe mbajti në shpinë numrin 40, por nuk u aktivizua.

Për Anorthosis kanë luajtur ndër vite edhe emra të njohur të futbollit shqiptar si Altin Haxhi dhe Arjan Beqaj. Teqja është grumbulluar së fundmi edhe nga Shpresat e Shqipërisë për ndeshjet e ardhshme eliminatore të Europianit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.