Radja Nainggolan është “bishë e rrallë”

Spalleti thotë se po t’i kishte 10 Nainggolana, Roma do të ishte e frikshme, derisa e ka përshkruar 28 vjeçarin si një “bishë”.

0
SHPËRNDAJE


Seria A / Luciano Spalleti e ka përshkruar mesfushorin e Romës, Radja Nainggolan si “bishë të rrallë” dhe se po t’i kishte dhjetë të tillë romakët do të kishin një skuadër shumë të fortë.
Radja Nainggolan ka shkëlqyer në fitoren e Romës prej 3:1 ndaj Interit, i cili shënoi dy supergola. Belgu , i cili është në një formë të jashtëzakonshme në javët e fundit, dhe ka realizuar pesë gola dhe dy asistime në gjashtë ndeshje, ka marrë lëvdata nga trajneri Luciano Spalleti.

Spalleti thotë se po t’i kishte 10 Nainggolana, Roma do të ishte e frikshme, derisa e ka përshkruar 28 vjeçarin si një “bishë”.

“Është e vështirë për t’i gjetur mbiemër apo t’i bëj krahasime”, ka thënë Spalleti në konferencën për media para ndeshjes me Lazion.

“Ai mund të jetë evolucion i një specie të futbollit. Po t’i kishim 10 Naingolana do të kishim një ekip të fortë, pa marrë parasysh rolin në fushë”, ka shtuar trajneri italian.

“Nainggolan adaptohet në gjithçka. Nëse e pyesni të bëni diçka ai e kupton dhe vazhdon punën. Është sikur të keni benzinë edhe për 10 kilometra, pastaj me rezervë ai ec edhe dy kilometra. Ai adaptohet në shumë role”, shtoi më tej Spalleti.

“Mund të driblojë, mund t’i kalojë dhjetë lojtarë… është bishë e rrallë”, përfundoi ai.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.