Rafael Soza hap plagët e vjetra: Vlonjatëve ua vodha penalltinë e titullit

0
SHPËRNDAJE

Shtatë vite më parë ndoshta për dikë janë larg, por Rafael Soza e kujton shumë mirë. Madje, edhe me detaje.

Sulmuesi argjentinas, që në atë vit luante me Skënderbeun dhe shënoi 13 gola duke ndihmuar korçarët të fitonin titullin, tregon ekskluzivisht për “Panorama Sport” të vërtetën e penalltisë në fitoren 1-0 të korçarëve në 21 shkurtin e vitit 2011.
“Nuk ishte penallti. Unë simulova aty”, thotë 29-vjeçari, i cili shpreh admirimin për Skënderbeun dhe për Korçën. Por, ai vlerëson trajnerin Duro si një nga më të mirët që ka pasur në karrierë dhe thotë se Flamurtari mund të luftojë për titullin kampion këtë vit.
Ndoshta është pak vështirë, por kthehemi pak 7 vite më parë. Ju ishit lojtar i Skënderbeut dhe fituat titullin kampion me korçarët.

Ishte një vit i artë për mua personalisht, por edhe për Skënderbeun. Ata janë një klub i madh në Shqipëri dhe u jam mirënjohës për atë që më kanë thënë. Kam respekt të madh dhe dashuri për Skënderbeun dhe qytetarët e Korçës.

Në shkurtin e vitit 2011 ju fituat 1-0 kundër Flamurtarit. E mbani mend?

(Qesh). Sigurisht që e mbaj mend. Unë fitova një penallti, të cilën e shndërroi në gol Bledi Shkëmbi. Ne arritëm ta fitonim ndeshjen dhe të rikuperonim pikët me Flamurtarin.

Në Vlorë thonë se ajo nuk ishte penallti.

Është e vërtetë që nuk ishte tamam penallti… Më shumë ishte një simulim nga ana ime.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU