Raiffeisen Superliga/ Ferronikeli e nis mbarë në dëm të Prishtinës (video)

0
SHPËRNDAJE

10855126_404987276359685_7903302038180607343_o
Momente nga ndeshja

Ferronikeli ka shënuar një fitore të madhe në kryeqytet në përballje me Prishtinën, me rezultatin 1:0. Golin e fitores për kampionët në fuqi e shënoi Mevlan Zeka në minutën e 63-të, duke përfituar nga një moskordinim i repartit të mbrojtjes së Prishtinës. Ishte një mosmarrëveshje mes portierit Visar Bekaj dhe mbrojtësit Ardian Ismajli dhe aty përfitoi me zgjuarsi Zeka duke i dhënë golin e fitores miqve nga Drenasi. Prishtina mund dhe duhej të barazonte në fund të ndeshjes me Elhami Berishën, por dalja e portierit mysafir Granit Kolshi ishte vendimtare duke shpëtuar golin e sigurt.

Video e lojës këtu:

S'KA KOMENTE

Comments are closed.