Raiffeisen Superliga/ Fiton Gjilani, Vushtrria merr pikë në Pejë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Gjilani ka arritur të fitojë 3-1 ndaj Lirisë së Prizrenit duke marrë kështu tre pikë shumë të rëndësishme në kampionatin e ri 2015-16 të Kosovës. Dy gola për vendasit u shënuan nga Isa Eminhaziri pas dy pasimeve të sakta të Besnik Krasniqit dhe i treti nga Gëzim Rusi për të cilin pasoi Isa Eminhaziri. Goli për prizrenasit u shënua nga Florim Bërbatovci.

Në Pejë Vushtrria mori një pikë të vyer pas barazimit pa gola ndaj Besës vendase. Loja u dominua kryesisht nga Besa që e kërkoi më me ngulm fitoren por miqtë vushtrrias u mbrojtën mire duke mos lejuar pësimin e golit.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.