Raiffeisen Superliga/ Hajvalia gjen fitoren e parë (video)

0
SHPËRNDAJE

Skuadra e Hajvalisë e ka realizuar fitoren e parë në këtë edicion të Raiffeisen Superligës, pasi të premten, në Kizhnicë, në ndeshjen hapëse të javës së katërt e ka mposhtur Gjilanin, me rezultatin 2:0. Loja ndërmjet këtyre dy skuadrave u përshkua me rivalitet të madh, ku si rrjedhojë pati edhe shumë ndëshkime nga gjyqtari, ku pati madje katër kartonë të kuq, pas dy të verdhëve. Hajvalia kaloi në epërsi në minutën e 29-të, me golin e Liridon Lecit, kurse epërsinë në 2:0 e shtoi Pacolli, në minutën e 92-të. Pas golit të dytë, Hajvalia që tashmë drejtohet prej trajnerit Ismet Munishi, e pati mundësinë për të shënuar edhe një herë, por Azem Ahmeti dështoi nga pika e bardhë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.