Raiffeisen Superliga/ Java e gjashtë (video)

0
SHPËRNDAJE

12042690_1632243427033763_5271275597460152565_n
Gëzimi i llapjanëve pas golit (Foto: M. Mucolli)

Java e gjashtë e kampionatit të Kosovës ka ofruar disa rezultate interesante ku spikasin fitorja e Trepçës ’89 ndaj Prishtinës, fitoret e Vushtrrisë dhe Besës, si dhe trepikëshi i parë për Llapin.

Trepça ’89 e Mitrovicës thelloi distancën me vendin e dytë pasi mundi Prishtinën 2-0 me gola të Gentian Mazrekaj dhe Blerand Kurtishaj ndonëse kryeqytetasit luajtën mjaft mirë në stadiumin ‘Riza Lushta’. Besa e Pejës mundi 3-0 Lirinë e Prizrenit me dygolëshin e Kastriot Rexhës dhe një gol të Fisnik Papuqit.

Vushtrria mundi në stadiumin ‘Ferki Aliu’ Dritën e Gjilanit me një dygolësh të Bajram Zuqakut. Interesante ishte fitorja e parë e Llapit që mundi 2-1 Drenicën. Shënuan miqtë në fillim por Benjamin Emini me dygolëshin e tij përmbysi rezultatin.

Ditën e shtunë Istogu mundi 1-0 Gjilanin ndërsa sot luan Hajvalia me Ferronikelin për të plotësuar kuadrin e javës së gjashtë.

Istogu – Gjilani 1-0
Besa – Liria 3-0
Vushtrria – Drita 2-0
Llapi – Drenica 2-1
Trepça 89 – Prishtina 2-0
Hajvalia – Ferronikeli (sot)

12003887_668759763225982_6649908346195000038_n

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.