Raiffeisen Superliga/ Java e shtatë nis pa fitues

0
SHPËRNDAJE

Gjilani – Llapi 1-1 (Blakqori ‘9 aut. / Emini ’54)

U zhvillua të enjten takimi i parë i javës së shtatë të kampionatit të Kosovës në futboll ku u ndeshën Gjilani dhe Llapi i Podujevës. Ndeshja pati dy tabllo, në pjesën e parë vendasit luajtën më mirë dhe kaluan në avantazh me ndihmën e një autogoli nga ana e Ilir Blakqorit ndërsa në pjesën e dytë loja foli për miqtë llapjanë të cilën ngulmuan derisa arritën golin e barazimit që u shënua nga Benjamin Emini pas një goditje të saktë brenda zonës. Takimet e tjera të javës së shtatë janë këto:

të shtunën
Ferronikeli-Istogu
Drenica-Besa
të dielën
Drita-Trepça 89
Liria-Vushtrria
Prishtina-Hajvalia

S'KA KOMENTE

Comments are closed.