Raiffeisen Superliga/ Tjetër fitore e Ferronikelit (video)

0
SHPËRNDAJE

Kampionët e Kosovës, Ferronikeli e fituan edhe takimin e dytë të kampionatit duke mundur jo pa vështirësi Dritën e Gjilanit me një gol të vetëm të shënuar nga Mendurim Olluri në fund të pjesës së parë. Takimi u zhvillua në Drenas, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Ferronikelit ku nuk kishte luajtur prej tre vitesh. Të pranishmit në stadiumin e rikonstruktuar ishin të shumtë dhe të zhurmshëm por edhe korrektë ndërsa në fushë pati lojë të ashpër, shoqëruar me kartonë të verdhë e të kuq.

Goli i ndeshjes:

S'KA KOMENTE

Comments are closed.