Raiffeisen Superliga/ U mbyll java e shtatë, vetëm Trepça ’89 pa humbje (video)

0
SHPËRNDAJE

Skuadra kryesuese në renditjen e Raiffeisen Superligës, Trepça’89, edhe pas javës së 7-të mbetet skuadra e vetme pa humbje. Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi, të dielën, ka barazuar në Gjilan me Dritën, me rezultat 1:1. Të parët në epërsi kaluan gjilanasit me golin e Alban Shillovës, në minutën e 47-të, mirëpo humbjen e parë të Trepçës’89 e shmangu Pleurat Hajdini, me golin e shënuar në minutën e 87-të.

Ndërkohë, Hajvalia ka shënuar fitore në kryeqytet, duke e mposhtur Prishtinën, me rezultat 2:1. Hajvalia kaloi në epërsi me golin e Semir Zenelit, në minutën e 16-të. Epërsinë në 2:0 e shtoi Fuad Karabegu. Deri në fund të ndeshjes Prishtina përkundër këmbënguljes që t’i shmanget humbjes nuk arriti më shumë se sa të shënojë golin e ngushëllimit nëpërmjet Driton Krasniqit, në minutën e 75-të.

Në ndeshjen e fundit të ditës së sotme, Liria ka barazuar 1:1 si vendase kundër Vushtrrisë. Në minutën e 43’të Florim Berbatovci kaloi Lirinë në epërsi, por gjithçka u barazua në minutën e 79-të, kur Bajram Zuqaku shënoi për shifrat përfundimtare. (Burimi:FFK)

SUPERLIGA Java 7
Gjilani – Llapi 1-1
Ferronikeli – Istogu 3-1
Drenica – Besa 3-1
Drita – Trepça ’89 1-1
Liria – Vushtrria 1-1
Prishtina – Hajvalia 1-2

Liga e parë Java 6
KEK-u – Flamurtari 2-1
Fushë Kosova – Ramiz Sadiku 2-0
Vitia – Dukagjini 2-1
Kosova Prishtinë – Rahoveci 0-1
Vëllaznimi – Trepça 1-0
Ballkani – 2 Korriku 0-1
Behari – Ferizaj 0-1
Vllaznia – Luftetari 4-0

12036634_546702725477455_6837898243191394907_n

S'KA KOMENTE

Comments are closed.