Raineri akuza të rënda për Tramezzanin dhe De Biasin

0
SHPËRNDAJE

Paolo Tramezani, zv. trajner i kombetares
Paolo Tramezani, zv. trajner i kombetares

Ende pa u mbyllur mirë jehona e ndeshjes Francë – Shqipëri e cila përfundoi me fitoren e “gjelave” 2-0, një akuzë e rëndë vjen në drejtim të ndihmësit të De Biasit, Paolo Tramezzani, por qe prek edhe trajnerin e Kombëtares.

Baldo Raineri
Baldo Raineri

Është ish trajneri i Vllaznisë, Baldo Raineri i cili menjëherë pas ndeshjes ka lënë një koment tepër domethenës. Ai akuzonte Tramezzanin që përmes aktivizimit të Frederik Veselit, po tenton që t’i bjerë në sy presidentit të Luganos dhe më pas ky i fundit t’i ofrojë atij postin e trajnerit tek kjo skuadër.

Gianni De Biasi
Gianni De Biasi

Italo-zviceriani i cili shquhet si një person tepër karizmatik, vijon më tej duke thënë se De Biasi dhe Tramezzani nuk e duan Shqipërinë dhe se falë Kombëtares kuqezi u futën në futbollin e rëndësishëm: “Ndoshta aktivizimi i Veselit vjen pasi Tramezzani dëshiron që të duket dhe ti fitojë zemrën presidentit të Luganos që ai më pas t’i ofrojë pankinën e skuadrës. Unë i them hapur gjërat në sy. Ata të dy nuk kanë rispekt për Shqipërinë, por duhet t’i thonë faleminderit kësaj Kombëtareje që u rifutën sërish në futbollin që vlen. Shpresoj që presidenti Duka të vërë re që në të ardhmen të formojë një Kombëtare akoma më të fortë pa ata të dy. Shqipëria ka vërtet lojtarë cilësorë që po rriten në perëndom por edhe në Shqipëri. Meritojnë vërtet respekt shtypi, njerëzit, tifozët, sektori i të rinjve dhe shoqëritë që marrin pjesë në futbollin shqiptar”, kanë qenë fjalët e Rainerit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.