Raiola “fsheh” paktin Milan-Ibra

0
SHPËRNDAJE
Loading...

“E ardhmja ime është në dorën e Mino Raiolas”, ishte shprehur Zlatan Ibrahimoviç, pas golit të shënuar në fitoren 4-2 ndaj Fiorentinës në SHBA. Kaq mjaftoi për të ndezur zërat e merkatos në lidhje me një rikthim të tij te Milani.
Mirëpo, edhe pse i futur në diskutim nga Ibra, vetë Raiola ka dashur të driblojë gjithçka, duke bërë edhe enigmatikun. raio“Pyesni vetë Ibrahimoviçin se çfarë donte të thoshte. Nuk shoh asgjë për të komentuar”, është mjaftuar të thotë agjenti i suedezit, pasi është ngacmuar nga mediat italiane. Për sulmuesin ka pasur interesim edhe nga ana e Gallatasarajit dhe Manchester Junaited. “Djajtë e kuq”, pas largimit të Falcaos dhe Van Persie, i kishin ofruar 10 milionë euro në sezon si pagë. Një shumë më e lartë se ajo që i është garantuar nga Milani, prej 6.5 milionë eurosh në sezon për 3 vjet. Mirëpo i ka thënë “Jo”. E pas këtij refuzimi duket se fshihet një pakt i heshtur me Milanin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.