Rraklli hedh poshtë zërat për arrestim

0
SHPËRNDAJE

Lajmi ne newsport.al per arrestimin e Rakllit ne Austri.
Lajmi ne newsport.al per arrestimin e Rakllit ne Austri.

Portali newsport.al bëri të ditur se ai ishte arrestuar në Austri për manipulim rezultati. Ndërkohë që Altin Raklli, ish-lojtari i kombëtares kuqezi, aktualisht trajner i Turbinës në Kategorinë e Parë, sqaron për Top Channel gjithcka dhe kuptohet qartë se ndodhet në Tiranë dhe jo në pranga në Austri.

“Kam qenë pjesë e futbollit korrekt dhe do vazhdoj ta bëjë dicka të tillë. Dikur më ka ndodhur një episode i pakëndshëm, kur kam qenë në një shoqëri me disa futbollistë dhe me disa miq të mi. Nuk kisha lidhje me atë cfarë ata bisedonin. Isha për qejf. Në një moment mu desh të bëja rolin e menaxherit dhe përkthyesit. Ndoshta përkthimi që bëra nuk ishte i saktë, por nuk isha përfshirë fare në ato cka thuheshin. Me ndërgjegjësin time të pastër unë siguroj të gjithë shqiptarët se nuk jam marrë dhe nuk do të merrem kurrë me trukime. Ndonjëherë qëllon me njerëz të gabuar dhe kjo gjë më ka ndodhur edhe mua, – ishin fjalët e Altin Rrakllit për Top – Channel.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.