Rama-Duka-Tahiri, takim në kryeministri për ndeshjen me Serbinë

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Duket se ndeshja Shqipëri-Serbi ka futur në ankth qysh tani shtetin dhe federatën shqiptare. Duke parë ngjarjet që ndodhën në Serbi tetorin e kaluar, duket se paka shqiptare nuk dëshiron që ajo gjë të përsëritet dhe për këtë arsye, kryeministri Edi Rama ka menduar që të marrë masa për këtë çështje.
image
Sipas Panorama Sport, në këto momente po zhvillohet në kryeministri takimi i mbledhur nga Kryeministri Edi Rama për organizimin e ndeshjes Shqipëri – Serbi. Të pranishëm në këtë mbledhje janë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kreu i FSHF-s, Armando Duka, kryetari i SHIK-UT dhe një i sigurisë kombëtare.

Dy temat kryesore janë marrja e masave të sigurisë absolute për ndeshjen me Serbinë. E dyta, zhvillimi i punimëve për të përfunduar rikonstruksionin e stadiumit të Shkodrës ” Loro Boriçi” në kohë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.