Ramadan Ndreu e pohon: Pinto, largimi i parë nga Laçi

0
SHPËRNDAJE

14708195_1325009497533483_1942968496510173668_nPericles Pinto, mesfushori i skuadrës së Laçit, mund të quhet një “ish” tashmë.

Trajneri i kurbinasve, Ramadan Ndreu, pas ndeshjes me Tiranën, deklaroi se mesfushori mund të konsiderohet përfundimisht i larguar.

“Pinto besoj se është i larguar. Arsyet mbeten brenda klubit”,-pohoi trajneri i Laçit, Ramadan Ndreu.

Ish-mesfushori i Sopotit, Mamurrasit dhe Pogradecit, mbyll në këtë mënyrë aventurën me Laçin, ndërkohë që bardhezinjtë në janar do shohin mundësinë e përforcimit në merkaton e janarit me një sulmues. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.