Ramadani: “Gjithmonë ndëshkohemi ne nga arbitrat”

0
SHPËRNDAJE

Zekeria Ramadani/ “Ne e filluam ndeshjen pa asnjë sulmues, pasi të tre ata që kemi në skuadër janë të dëmtuar. Po mundohemi të bëjmë ktë rol me Lushtakun që është mesfushor por me tipare sulmuese. Arritëm që të krijojmë raste por nuk arritëm tek goli. Çfarë t’iu them, mungesa të tilla ndikojnë shumë në rezultat. Një futbollist mund të zëvëndësohet, por kur janë dy ose tre është e vështirë. Danilo ende ska shënuar, por kur është ai në fushë krijon hapësira për lojtarët e tjerë. Ky është futbolli duhet t’a pranojmë. Jam i kënaqur me angazhimin dhe seriozitetin e skuadrës që na mungoi me Tërbunin, por sot ishim më lartë. Ndikoi edhe kartoni i kuq, por s’mund të flas me siguri pasi ishte një përplasje mes dy lojtarësh, por gjithmonë ndëshkohemi ne.”

Zekeria Ramadani
Zekeria Ramadan

“Gjithashtu mendojnse edhe faulli ndaj Da Silvës ishte brënda zonës së rreptësisë, mund t’a shikoni edhe në video. Mbase është moment i dyshimtë, por gjithmonë rastet e dyshimta shkojnë në dëm të Flamurtarit. Edhe nëse fitonim sot Bylisi do të mbetej rivali ynë. Asnjë nuk mendonte se nëse do të fitonim sot do të qëndronim në Superligë. Mbetemi rivalë me Bylisi dhe Vllazninë deri në fund. Ne jemi munduar që gjatë gjithë javës t’i tregojmë ekipit se Bylis ishte ndeshja e rradhës dhe ajo që na garantonte mbijetesën. E them me seriozitet që të gjithë futbollistët dhanë maksimumin. Arritëm të bëjmë lojën tonë ndaj Bylisit që ëshë rival i rëndësishëm edhe pse ishim me shumë mungesa”, u shpreh trajneri Ramadani për SuperSport.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.