Ramadani: Goli i anuluar shumë i dyshimtë, por nuk merrem me këto punë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

ylber-ramadaniYlber Ramadani, mesfushori i Partizanit, pas ndeshjes me Kukësin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Sokol Xhihani, tha se detyra e tij është të organizojë lojën për skuadrën, pastaj të tentojë vetë portën kundërshtare.

“Është e vërtetë që duhet të provoj ta godas më tepër portën, por unë mendoj se në fillim duhet t’i vendos në funksion shokët e mi e pastaj të godas për vete”.

“Që dje në konferencë për shtyp e theksova se duhet të bënim presion lart e të shënonim shpejt. Goli i anuluar m’u duk i dyshimtë, megjithatë nuk më takon mua të gjykoj. Unë nuk merrem me këto punë, pasi i takojnë tjetërkujt”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Partizanit, Ylber Ramadani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.