Ramadani merr ftesë nga Kombëtarja

0
SHPËRNDAJE


Kombëtarja U21 / Pas një super sezoni në aspektin personal te Partizani, Ylber Ramadani po merr frytet e punës së tij. Mesfushori nga Kosova ka marrë ftesë nga trajneri i Kombëtares U21 të Shqipërisë për dy ndeshjet e radhës që do të luajë në muajin qershor.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi do të luajnë miqësoren me Francën më 5 qershor dhe vetëm një javë më pas do të luajnë kualifikuesen e Europianit me Estoninë.
Përfshirja e Ramadanit në listën e të grumbulluarve të 21-vjecarë është një tregues i qartë se Bushi e konsideron një pikë të fortë të ekipit të tij, falë eksperiencës që ka fituar te nënkampionët e vendit, teksa mesfushori cilësohet si e ardhmja e Partizanit ndoshta edhe e Kombëtares.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.