Ramadani: Qëllimi i Flamurtarit është rigjetja e qetësisë

0
SHPËRNDAJE

Zekeria Ramadani
Zekeria Ramadani

Trajneri i Flamurtarit Zekerija Ramadani një ditë para sfidës së kampionatit në kryeqytet, ka lëshuar disa deklarata për faqen e klubit në Facebook.

Ramadani pranon se qëllimi i ekipit të tij në këtë moment është rigjetja e qetësisë së humbur dhe në Tiranë edhe një pikë mjafton: “Qëllimi kryesor është të dalim të pamposhtur nga ndeshja në kryeqytet, me Tiranën.

“Kjo ndeshje është e vështirë, pasi Tirana vjen edhe nga një humbje në derbin me Partizanin”.

“Pas barazimit me Tërbunin është punuar shumë për të marrë fitoren. Synojmë të japim më të mirën dhe të zhvillojmë një ndeshje cilësore, me qëllimin që të ndryshojmë sa më shpejtë rezultatet e deritanishme”

Trajneri ka dhënë dhe një informacion mbi lojtarët dhe gjendjen e skuadrës: “Për këtë takim në fushë do të kthehen lojtarët e rëndësishëm që munguan në ndeshjen e fundit: Lushtaku, Danilo Alvesh dhe Greca”.

Flamurtari do të luajë nesër në “Selman Stërmasi”, aty ku vetëm pak javë më parë mori një kualifikim të rëndësishëm për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.