Ramadani: Shënon Ekuiban ose Trashi

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga supersfida Kukësi – Partizani, palët kanë filluar “luftën” në distancë mes tyre. Ditën e sotme në konferencën e zakonshme për shtyp nga Partizani ka dalë mesfushori Ylber Ramadani.

Lojtari nga Kosova është shprehur se të kuqtë shkojnë vetëm për një rezultat pozitiv në këtë ndeshje, por duke shkuar deri aty sa të parashikojë edhe golashënuesit e ndeshjes. Ja fjala e tij plotë:

“Në çdo fushë Partizani shkon për të marrë rezultat pozitiv, të dhurojmë futboll dhe mendoj se deri tani kemi zhvilluar lojra të mira, ndaj edhe në Kukës do të shkojmë për të bërë rezultat. Në Kukës sigurisht do të synojmë fitoren , por në fund do të jetë fusha ajo që do të përcaktoj rezultatin e kësaj përballje.”

“Një fitore e jona na mban plotësisht në luftë për kreun. Kukësi ka treguar këtë sezon që është një rival shumë i fortë , nuk ka pësuar asnjë humbje deri tani, shpresojmë që ne ta thyejmë këtë ecuri pozitive të Kukësit.”

“Pejiç mendoj se mbetet pika më e fortë e Kukësit, pasi ka treguar që është një sulmues i nivelit në lartë. Në këtë 90 minutësh mendoj se do të jetë një luftë e ashpër në mesfushë , si Kukësi ashtu edhe ne kemi lojtarë të fortë në këtë repart dhe mendoj se kjo sfidë do të rezervojë duele të ashpra.”

Fusha sintetike, jo problem për Partizanin: “Ne stërvitemi në kushte me bar sintetik dhe sigurisht do të jetë e përshtatshme dhe për ne që fusha e stadiumit “Zeqir Ymeri” është me bar sintetik.

Euforia pas derbit? “Suksesi në Derbi ndaj Tiranës sigurisht që ka ndikuar pozitivisht në moralin e skuadrës , por s’ka vend për eufori , jemi me këmbë në tokë, pasi në derbi bëm thjesht detyrën realizuam objektivin që kishim marrjen e 3 pikëve.

Kush mund të shënoj ndaj Kukësit? “Mendoj se njëri midis Ekuban apo Trashit”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.