Ramadani: “Vazhdojnë të ndëshkojmë sërish veten”

0
SHPËRNDAJE

Zekeria Ramadani
Zekeria Ramadani

Zekeria Ramadani/ “Ishte një humbje e merituar pasi kundërshtari ynë ishte dukshëm më superior në lojë se ne dhe e merituan fitoren. Si zakonisht ndëshkuam veten edhe sot ashtu si ka ndodhur në shumë ndeshje këtë sezon. Goli i dytë dhe i tretë ishin krejtësisht për fajin tonë dhe me sa duket përqendrimi ynë zgjat vetëm 45 minuta. Distanca me Bylisin është e ngushtë për momentin, por besoj se do të rritet në vazhdim, edhe pse është e qartë që kemi bërë shumë gabime në përballjet direkte dhe tashmë rruga na bëhet edhe më e vështirë. Curri sapo është kthyer dhe jam shumë i kënaqur prej tij, ndërsa Pashaj ishte i sëmurë ndaj nuk u aktivua ndeshjen e sotme”, u shpreh Zekeria Ramadani pas humbjes 5-1  ndaj Skënderbeut.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.