Ramos i bën numra Realit, për rinovimin do t’i plotësojnë një kusht

0
SHPËRNDAJE

Rinovimi i Sergio Ramos me Realin e Madridit duket se nuk është më aq i sigurt. Shtypi spanjoll raporton se 29-vjecari nuk ka pranuar ta rinovojë kontratën me “Los Blancos” kjo pasi kërkesat e tij për një pagë më të lartë nuk janë plotësuar. Mbrojtësi duket se ka kërkuar 10 milionë euro në sezon, ndërkohë që në bisedimet, që kanë pasur drejtuesit e klubit me agjentin e tij është ofruar një ripërtëritje kontrate me pagën 8.5 milionë. Kjo ofertë mësohet se është refuzuar.
ramoTani për tani, Ramos ka një pagë prej 5.5 milionë eurosh neto, që falë kontratave paralele me Adidasin dhe sponsorë të tjerë kap shifrat e 12 milionëve në vit, por që duket se atij nuk i mjaftojnë. Te Reali, për sa i përket pagave, edhe pse është kapiten, Ramos paguhet shumë më pak sesa Toni Kroos apo Karim Benzema, teksa kontrata aktuale e tij përfundon në vitin 2017.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.