Ramos ia dedikon një pjesë të suksesit “Legjendës”

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Champions League / Kush thotë se në sport nuk ka miqësi. Provë për këtë është mbrojtësi i Realit të Madridit, Sergio Ramos. Kapiteni i Realit e ka, gjithnjë, në mendje “princin e Romës”, kështu që ai nuk mund ta harronte as kësaj here. Ramosi vuri në zotërim trofeun më të madh dhe, madje, këtë e ka bërë jo pak herë. Me këtë klub të Madridit, ai ka fituar katër herë Primerën spanjolle, tri herë Ligën e Kampioneve, nga dy herë Kupën e Mbretit, Superkupën Evropiane dhe atë të Spanjës, ndërsa, me përfaqësuesen spanjolle u bë kampion bote, më 2010, dhe kampion Evrope, më 2008 dhe 2012.

Mbas fitores në Ligën e Kampioneve të Evropës në Kardif, Ramosi një pjesë të trofeut të tij ia dedikoi mikut të tij, legjendës së Romës, Françesko Toti. “Një pjesë të kësaj gjithçkaje unë ja kushtoj mikut tim, kampionit të madh, Françesko Toti”, vuri në dukje Serhio Ramosi, duke entuziazmuar tifozët.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.