Ranieri: Inler si Maradona, ju shpjegoj pse

0
SHPËRNDAJE
Loading...

ranieriLeicester City ka prezantuar përpara mediave blerjen më të re të ardhur nga Napoli, Gokhan Inler. I pranishëm gjatë prezantimit të tij ka qenë edhe trajneri Italian Claudio Ranieri i cili ka folur me superlativa për mesfushorin zviceran:

“Inler për ne ka për të qenë si Maradona. Mbaj mend që në fillim askush nuk donte të shkonte te Napoli, por pasi shkoi Maradona të gjithë filluan të shkonin. Presidenti ynë do të ndërtojë një skuadër shumë të mirë dhe ky është motivi për të cilin unë erdha këtu”.

“Për ta bërë këtë gjë kemi nevojë të hedhim baza të forta, dhe Inler është njëri prej tyre. Nëse ndërtojmë një skuadër të mirë, në harkun e 3-4 viteve ndoshta të gjithë lojtarët do duan të vijnë te Leicester, pse jo?” – përfundoi tekniku Italian. Ndërkohë mediat angleze kanë ironizuar menjëherë mbi këtë fakt duke i quajtur si të pabaza krahasimet midis lojtarëve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.