Ranieri: Shpirti im qan akoma për këtë Vllazni!

0
SHPËRNDAJE

Baldo Ranieri, italiani që drejtojë skuadrën e Vllaznisë ka lënë një kujtim të bukur në Shkodër. Akoma më i bukur është tani, edhe pse është pak e rënd ta thuash, tek sa Vllaznia po vuan mbase edhe për mëkatet ndaj Baldos. Trajneri që e donte me zemër Vllazninë, ai që u bë shumë shpejtë karizmatik për popullin dhe tifozët në Shkodër. Mediat e kishin gjithnjë në qendër të vëmendjes. Por tashmë Baldo me anë të televizionit ndjekë gjithchka për ish-Vllazninë e tij. Minuta90.com mendoj të intervistoj Ranierin, jo si një njëri që di gjithcka për Vllazninë, por sigurisht dicka edhe ai mund të na e thotë. Fundja Vllaznia është e cdo shqiptari apo italiani që e njeh nga afër, askush s’do ta shikoj në këtë pozita. As kundërshtarët e saj më të mëdhenjë, pavarësisht se për sy e faqe s’mund ta pranojë  dicka të tillë. Në vijim ju ftojmë të lexoni fjalët e Baldos, një njëri fjalë pak dhe punë shumë, por teksa puna mungon, edhe fjalët mund të shtohem si në intervistën përkatëse.vllaznia-620x350

  • Baldo tani që jeni pa punë, e vuani nga shtëpia tek sa shikoni Vllazninë në këto nivele?
  • Normal që vuaj sepse unë kampionatin shqiptar e quaj një kampionat të fortë dhe doja të vazhdoja ekspriencën tek ju. Kam pasur këtu kontakte në Zvicër, për faktin se 1 vit isha larg Zvicrës. Por më pas kanë bërë zgjedhje të tjera. Shpresoj gjithnjë të marrë një telefonat të bekuar, sepse sipas meje ma kanë lënë përgjysëm punën atje dhe dua të tregoj që kur e nis një punë e dërgoj deri në fund.
  • A kanë ndryshuar gjërat tek Vllaznia tani, cfarë i mungon kësaj skuadra?
  • Gjërat tek Vllaznia nuk kanë ndryshuar, kanë ngelur të njejta kur isha unë pjesë e Vllaznisë. Ata nuk besojnë në programim, futbolli është edhe i tillë. Programet nuk janë që të arrijmë në fund të kampionatit dhe të nesërmen gjërat do të ndodhin. D.m.th të shpresosh se do të vij një sponsor i fortë apo një kryetar që e do futbollin. Ky nuk është program. Programi është që të gjendet një pronar që menaxhon gjithcka dhe të zgjedh njerëz që gjithë jetën janë marr me futboll. Më pas mund të shpresohet që Vllaznia të luaj për titullin. Nëse gjërat nuk vazhdojnë në rrugën e duhur nuk mund të ketë asnjëherë sukses. vllaznia-ok1
  • Ju kemi parë të derdhni edhe lotë për këtë skuadër kur e drejtonit. Duke e parë në këto pozita a vazhdojnë lotët të rrjedhin nga sytë e Baldos?
  • Tani që shikoj Vllazninë në këtë situatë është e trishtë, më lë akoma në shpirt një dëshpërim të madh. Normalisht që lotët janë pjesë e futbollit dhe për Vllazninë emocionohem shumë. Unë kam pasur gjithnjë respekt për tifozët, për njerëzit që vin në stadium dhe paguajnë biletën për të parë një ndeshje. Por këta njerëz gjithnjë hasin probleme të njejta me ekipin e zemrës.
  • Jeni i gatshëm të riktheheni?
  • Jam i gatshëm menjëhërë të rikthehem, sepse i detyrohem atyre njerëzve, më kanë respektuar dhe jam ndjerë në shtëpinë time. Jam një person që nuk harroj këtë gjëra. Edhe pse aventura ime përfundoj përpara kohe, nuk mbaj inat, sepse është pjesë e futbollit, por që unë nuk bashkohem, por duhet ta pranoj, sepse ky është ligji.ranieri-ok
  • Tani ka ndryshuar Bashkia, drejtuesit, bordi…?
  • Fakti që tek Vllaznia ka një bord që merr vendime është dicka e panjohur për mua, sepse zakonisht një skuadër futbolli ka drejtues të saj që marrin vendime, jo një bord i lidhur me Bashkinë apo ku ta di unë. Futbolli moder i sotëm kështu fuksionon. Këta të bordit janë të lidhur me futbollin rastësisht. Këta janë njerëz që e kanë pasion futbollin, por s’janë pjesë e tij, sepse se kanë profesion. Për më tepër merren me politikën, që do të thot që politika e kalon pasionin për futbollin. Duke mos qenë kompetent thonë edhe gjëra që s’duhet të thon. E dimë që janë politikan dhe varen shumë duke pasur përgjegjësi ndaj atyre që i kanë zgjedhur. Normalisht është shumë e thjeshtë të kesh difekte në drejtimin e futbollit, sepse fut hundët në botën që s’të takon, pasi duke mos qenë një njëri i futbollit automatikisht gabon. Përse Kukësi, Tirana, Skënderbeu, janë të menaxhuar nga një përson që është i pari me stafin e tij? Tek Vllaznia ka pasur më parë një ecuri të tillë me një pronar të vetëm. Ky është futbolli. Futbollin duhet ta bëjnë njerëzit e futbollit, politikën njerëzit e politikës, ata që janë kompentent për dicka të tillë.
  • Lojtarët që ju keni drejtuar pothuasje kanë avulluar të gjithë?
  • Ka ngelur Shtubina, Krymi dhe djemë të rinjë nga grupi që unë kam pasur. Lojtarët që janë larguar mbase bënin të vuante dikënd tek Vllaznia. Mbase trajneri se përballon dot personalitetin e tyre, këtë gjë e ka thënë mbrëmë tek Rozafa, ku ka deklaruar se lojtarët s’kanë qenë në planet e tij, projektin i tij teknik. Kështu i bie që ai i ka larguar. Edhe unë nëse se dua një lojtarë e nxjerrë jashtë listës. Ai ka pasur projektin e tij, sepse gjithnjë është marrë me grupmoshat, po kjo nuk është kritikë ndaj Zmijanit, por është realitet, sepse atë eksperienc ai ka patur. Ai ka larguar lojtarë që kanë vite në Superligë, nëse i përballonte me personalitet sigurisht do gjente një kompromis për rrugën e duhur. Tani bëjë një kritikë gjenerale. Lojtarët me eksperiencë trajneri s’duhet t’i largoj, por t’i afroj, sepse ata të bëjën të fitosh tituj, të ndihesh më i qetë. Nuk duhet të vuash personalitetin e tyre, sepse ke frikë se të kthejnë përgjigje të këqija, apo të bëjnë të kesh një figurë të keqe ty si trajner. Ata duhet t’i afrosh dhe t’i bëhet e ditur cila është rruga e duhur për të arritur rezultatet e mira. Sepse këtë fakt e kam parë edhe në Zvicër edhe në Itali, por e kam parë edhe në Shqipëri. Përse Nexhipi tashmë është tek Flamurtarit? Sepse ka personalitet dhe ndonjëherë trajnerët duan t’i largojnë këta lojtarë.FUTBOLL VLLAZNIA KASTRIOTI - Lojtaret e Vllaznise, duke festuar shenimin e nje goli, gjate ndeshjes se futbollit, Vllaznia-Kastrioti i Krujes, 2-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin "Loro Borici" ne qytetin e Shkodres.
    • Nëse keni dicka të fundit për të shtuar në këtë fund të intervistës?
    • Shpresoj që dikush t’më kujtoj, sepse unë ndihem shqiptar, më ka goditur në zemër ky vend dhe dua të kthehem dhe të lë të kuptojnë se vlej në futboll.

     

     

S'KA KOMENTE

Comments are closed.