SHBA/ Rapids nuk ndalen, mungon Gashi

0
SHPËRNDAJE

13112825_10154317977566091_5271495658249542746_o
Gashi në aksion

Colorado Rapids po habit mjedisin sportiv amerikan me rezultatet e veta. Kësaj radhe fitorja u arrit ndaj Sporting Kansas City me rezultatin tashmë të zakonshëm 1-0. Janë gjashtë fitore në gjashtë ndeshje në fushën e vet dhe një vend i parë i merituar pasi në fushë ekipi është mjaft solid dhe i vështirë për tu mundur.

Por ajo që na intereson ne është Shkëlzen Gashi i cili mungoi në këtë takim pasi ishte në gjendje të sëmurë dhe nuk arriti të rikuperohet në kohë. Momente, momente u ndje në mesfushë mungesa e tij, sidomos në rastet e goditjeve standarte.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.