Rashani: Dua të luaj për Shqipërinë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Elbasan Rashani është sulmuesi 22 vjecar i Brondby IF në Superligën daneze. Ai më parë ka luajtur për Odd Grenland në Norvegji ndërkohë ka luajtur për të gjitha kombëtaret e moshave të Norvegjisë. Sportpress.al ka arritur ti marrë një intervistë eksluzive Elbasan Rashanit.
image
-Përshendetje Elbasan, bëni një prezantim të vetes tuaj për shqiptarët.

-Unë jam me orgijinë nga Samadrexha e Vushtrisë, por unë kam lind në Suedi e jam rrit në Norvegji. Futbollin profesionist e kam nisur në moshën 16 vjecare te Odd Grenland ndërsa verën e vitit 2014 kalova te Brondby. Kam edhe tri vite kontrate me Brondbyn.

-Si është marrëdhënia juaj aktuale me trajnerin e Brondbyt?

-Trajneri i Brondby, Thomas Frank, me ka shiku duke lujt në Odd Grenland disa herë. Ai më solli këtu, ai ka plane te mëdhaja për mua.

-Cfare objektivash ka Brondby këtë sezon?

-Të arrijmë Top 3 në tabelë edhe pse jo të arrijmë deri në grupet e Europa League, pasi tashmë jemi në turin e tretë.

-Si është të kesh shok skuadre Riza Durmishin?

-Unë dhe Riza luajmë bashkë nga ana e majtë, dhe komunikojmë shqip në ushtrime dhe në loj. Riza eshtë lojtar me talent të madh, dhe një person shumë i mirë.

-A bisedoni me Rizain rreth kombnjëtares shqiptare?

-Unë nuk mund të flas për Rizain, ndërsa vetë unë dëshiroj të luaj për kombëtaren shqiptare. Jam krenar që jam shqiptar, dhe dëshiroj të luaj për kombëtaren për mi kthy dicka Shqipëris. Besoj që i kena tifozët ma të fort në botë, ëndrra ime është të luajë për ta.
image

Kjo intervistë u dha nga Elbasan Rashani për sportpress.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.