Rashica drejt klubit legjendar holandez

0
SHPËRNDAJE

Futbollisti kosovar, Milot Rashica, po ndiqet me shumë interes në Holandë dhe nga ekipi më i madh i vendit të futbollit total, Ajaksi. Lajmi bëhet i ditur nga “Tuttomercatoweb.com”, që shkruan se sulmuesi anësor i Viteses ka shanse të mëdha të jetë pjesë e gjigantët holandezë.

Gjatë verës së kaluar Rashica ishte në shënjestrën e Udinezes, që nuk arriti ta transferonte në Serinë. Tani lojtari shqiptar që luan për Kosovën pritet të jetë një goditje në fundin e merkatos nga Ajaksi, një klub i njohur historikisht për evidentimin e talenteve. Do të ishte një tranferim i bujshëm, nëse do të realizohej.

Rashica nuk ka dalë në stërvitje dhe nga drejtuesit e Viteses është bërë e ditur se mund të shitet. Përveç Ajaksit, i interesuar për Rashicën është edhe Shtutgarti në Gjermani.

Nga transferimi i futbollistit kosovar pritet që Vitese të arkëtojë nga 5 deri në 10 milionë euro. Vetë lojtari ka pohuar pak ditë më pare se, nëse do të ishte mire për të dhe klubin, do të largohet nga Vitese.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU