Rashica është super, por jo Vitesse

0
SHPËRNDAJE

Milot Rashica
Milot Rashica

Legjionarët/ Vitesse mori sot një humbje në kampionat teksa u mposht me rezultatin 2-0 në transfertën e PSV në një ndeshje të dominuar totalisht nga ekipi vendas që pretendon për titullin kampion. Ndërkohë talenti shqiptar Milot Rashica luajti për 90 minuta në këtë sfidë duke treguar edhe njëherë vlerat e tij. Pavarësisht se skuadra e tij humbi, lojtari i Kombëtares kuqezi ishte ndër më të mirët në fushë teksa shpesh herë pësoi ndërhyrje të rënda. Tashmë Vitesse ka humbur vendin e saj në play off, teksa renditet në vendin e 8-të në renditje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.