Rashica jep asist, Memushaj gol për statistika

0
SHPËRNDAJE

Milot Rashica
Milot Rashica
Legjionarët/ Milot Rashica vijon të shkëlqejë në kampionatin holandez. Mesfushori me tipare sulmuese ishte sërish protagonist ditën e sotme që Vitesse arriti të marrë në transfertën e Groningen me rezultatin 0-3. Skuadra ku luan lojtari kuqezi nuk e diskutoi fitoren teksa dha një asist për të mundësuar golin që i dërgoi shifrat në 0-2 në minutën e 78′ të ndeshjes. Rashica e nisi ndeshjen si titullar, teksa u zëvëndësua në minutën e 80′ të ndeshjes. Milot Rashica dhuroi një tjetër paraqitje të shkëlqyer në futbollin holandez.

Ledian Memushaj
Ledian Memushaj
Ndërkohë edhe Ledian Memushaj zhvilloi një paraqitje të mirë në humbjen që Pescara pësoi në transfertë me Crotonen. Skuadra ku kapiten është mesfushori i Kombëtares kuqezi u shkatërrua 4-2 ndaj Crotones. Pescara po vijon rënien e lirë në Serie B teksa ka marrë disa rezultate negative. Memushaj e nisi si titullar ndeshjen teksa në minutën e ai shndërroi në gol një 11 metërsh, por rezultati shkoi në 4-2 duke bërë që goli i mesfushorit shqiptar të vlejë pér statistikë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.