Rashica në superformë, shënon në fitoren e Vitesse (video)

0
SHPËRNDAJE

Milot Rashica duke festuar me Shqiponjën pas golit
Milot Rashica duke festuar me Shqiponjën
pas golit

Legjionarët/ Talenti shqiptar Milot Rashica vazhdon të shkëlqejë me ekipin holandez të Vitesse, por edhe duke shënuar gola. Sulmuesi me origjinë nga Kosova është bërë protagonist në fitoren e ekipit të tij në ndeshjen kundër De Graafschap me rezultatin 3-0. Si gjithmonë titullar me ekipin e Vitesse në çdo takim, duke dhuruar herë pas here paraqitje mjaft të mira pikërisht në ndeshjen e sotme sulmuesi ka arritur të gjejë edhe rrugën e rrjetës. Rashica ka shënuar golin e tretë të ndeshjes në minutën e 73′ duke treguar momentin e tij mjaft të mirë që po kalon duke hedhur kështu edhe kandidaturën për një vend në ekipin e parë Kombëtar të drejtuar nga Gianni De Biasi

S'KA KOMENTE

Comments are closed.