Rasti i Flamurtarit unikal: Ja pse ju hoqen 6 pikë

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja / Nuk kishte se si të mos komentohej nga Armand Duka edhe çështja e borxheve të Flamurtarit, ku sipas tij është një rast unikal në botë. Fakti që ekipi vlonjat është dënuar nga mospagesa e disa lojtarëve që aktualisht janë sërish pjesë e klubit e bën një situatë të çuditshme. Ndërkohë, kreu i FSHF-së foli edhe për çështjen “Gjoka” ku deklaroi:

FLAMURTARI – “Rast më unikal nuk kam parë, që futbollistët që luajnë tani kërkojnë pagat dhe u hiqen pikët. Kërkesat në Federatë janë të shkruara. E kanë kërkuar futbollistët dhe duhet ta gjente zgjidhjen me ata. Ka mbi 10 futbollistë të Flamurtarit në federatë që kërkojnë pagat”

ÇËSHTJA GJOKA – “Iu hoqën 6 pikë pasi nuk kishte paguar lojtarët. Iu kërkua të autorizonte FSHF-n që të paguante futbollistët, qoftë edhe më këste, më pas pagesat të mbaheshin nga të ardhurat që do të kishte për klubet. Tirana e bëri një gjë të tillë, ndërsa Flamurtari jo. Në këto kushte nuk mund të preknim llogarinë e Flamurtarit. Më vonë ka pasur çështjen Gjoka, e cila mbetet në gjykim, në KAS. Ka pasur edhe çështje të tjera, me ekipe të tjera”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.