Ray Manaj pranë klubit të madh grek

0
SHPËRNDAJE

manaj-1

E ardhmja e afërt e Rey Manajt projektohet në Greqi në radhët e Panathinaikosit.
19-vjecari shqiptar pritet të transferohet në kampionatin grek në formën e huazimit, për t’u vënë nën urdhrat e Andrea Stramaccionit, i cili është në krye të “jeshilëve” të Athinës që nga nëntori i kaluar.

Në fakt 40-vjecari italian ka këmbëngulur fillimisht për Rodrigo Palacion, por Mancini nuk ka ndërmend në privohet nga shërbimet e një sulmuesi me shumë eksperiencë, të cilin po e aktivizon në vazhdimësi.

Në këto kushte stafi teknik ziklatër i ka ofruar Panathinaikosit Rey Manajt në formën e huazimit, lëvizje që duhet të ndodhë me nisjen e përgatitijeve për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave italiane tek Interi janë të bindur se Manaj do të gjejë hapësirat e nevojshme në formacion për t’i rritur si futbollist, duke e përjashtuar mundësinë që qëndrimit në “Apiano Gentile” ku rivaliteti për një fanellë titullari është shumë e ashpër për djaloshin kuqezi, i cili ishte inspiruesi i Shpresave të Shqipërisë në fitoren 2-1 me Hungarinë në eliminatoret e Europianit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.