Reagim zyrtar i “Guerrilsave”

0
SHPËRNDAJE

190204_197041353648182_3925357_nKushdo qe ishte ne stadium e pa fare mire dhe qarte se kush e eskaloi situaten me dhunen e pakuptimte nderkohe qe situata ishte krejt e qete dhe nuk kishte asnje arsye per asnje moment dhune policore .

E keqja fillon qe ne momentin e parete fillimit te ndeshjes ku brenda tribunes (ne nje kohe qe nuk duhet te ndodhe dhe nuk ndodh askund tjeter ne bote) marrin pozicionet nje numer i madh i forcave te nderhyrjes se shpejte.

Me pas ne nje moment nervozizmi pas dy faullash te njepasnjeshem ndaj lojtarit tone keta lloj qeniesh te quajtur police dhe qe ne na quajne te dehur fillojne dhe ngrejne shkopat per te ”qetesuar” te sharat e tifozeve ne nje moment ku nuk ndodhi asnje incident dhe skishte asnje arsye.

Nderhyrjes se antareve tone te caktuar si organizator per te qetesuar konfliktin i pergjigjen me shkopinj gome dhe me sprej irritues ku si pasoje njera nga antaret tona mbeti pa ndjenja .

Ne ate moment pati nje kundereagim te forte emocional nga ana e tifozerise tone ku dhunes policore me shkopinj e me sprej duke i mesyer tribunes per te perzene tifozet ju kunderpergjigjen me shtyrje dhe me goditje me mjete rrethanore, si pasoje u thyen edhe mbi 40-50 stola.

Ndoshta nuk i duket pacifistave te ndryshem si nje reagim ”qytetar” por ndaj represionit nuk mundemi kurresesi te perkulemi, ndaj dhunes e padrejtesise nuk mund te rrijme kurresesi duarkryq e ndaj baltehedhjes qe na behet nuk mund te rrijme pa reaguar.

Nese arsyea policore paska qene se tifozeria e Partizanit ka qene e dehur kjo eshte nje dashakeqesi dhe nje cinizem qe shkon pertej limiteve. Nese ky kryepolici qe e paska deklaruar kete eshte ne rregull nga trute te ndale e te kujtohet se edhe po te jete e vertete kjo ”dehja masive”, nuk jetojme ne vitet e depresionit te madh kur nuk lejohej alkoli e as dehja.

Gjithashtu rikujtojme zoterise qe nuk eshte shteti i policise, eshte policia e shtetit. Dhe nese e vute re ishin po ata te dehur qe pas zbythjes se policise, qetesuan situaten dhe mbajten vete rendin e qetesine ashtu sic duhej pa uniforma neper kembe vec me respekt ndaj njeri tjetrit pa pasur nevojen e ngritjes se zerit te autoritetit.

Represioni policor nuk do na ndalë kurrë! Ne nuk tërhiqemi pas e as nuk fshihemi prapa gishtit. Derrat me uniformë që godasin femra dhe asfiksojnë fëmijët me spraj do t’i përzëmë gjithnjë nga tribuna sepse ju nuk keni punë në tribunen tone! Kur nuk ka polici, nuk ka as probleme !

*Disponojme edhe videon qe tregon me detaje sesi nisi dhe si perfundoji dhe nese do te jete e nevojshme do ta publikojme bashke me nje procedim ligjor per 3-4 policet qe krijuan gjithe kete rremuje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.