Reagon Albi Alla: Ëndrra e fëmijërisë mu bë realitet

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja / Albi Alla ishte surpriza e trajnerit Gianni De Biasi për ndeshjet kundër Italisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Qendërmbrojtësi i Kukësit, i cili sivjet ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer në Kategorinë Superiore, u ul në stol në ndeshjen e parë në Palermo dhe luajti si titullar ndaj boshnjakëve të “bomberit” Edin Dzeko. Normalisht, ai është ende shumë i emocionuar për arritjen e tij, aq sa deri më sot nuk ka dhënë asnjë deklaratë apo koment.

24-vjeçari ka zgjedhur rrjetet sociale për të shprehur ndjenjat e tij, ku ka postuar një foto gjatë një dyluftimi me yllin e Romës dhe ka shtuar një mesazh domethënës. “Krenari e madhe të luash për këtë fanellë. Faleminderit Zotit që m’u dha mundësia të përjetoj këto emocione, një ëndërr fëmijërie u bë realitet. Faleminderit shumë atyre që kanë ndikuar që të arrij deri këtu. Të kemi shëndetin, të punojmë dhe më të mirat janë përpara!”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.