Reagon Arbri: Deklaratat e Sukajt janë trillime

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Vetëm një ditë pas ndeshjes Vllaznia-Partizani, sulmuesi shkodran i të kuqve Xhevahir Sukaj do të akuzonte se nga persona të caktuar ishin dhënë porosi për t’a dëmtuar atë, duke postuar edhe një foto gjatë ndërhyrjes së bëre ndaj tij nga ana e mbrojtësit Polizoi Arbri. Por menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar edhe mbrojtësi beratas i Vllaznisë. Në një intervistë për Panorama Sport mbrojtësi Arbri u shpreh se kjo ishte diçka absurde, dhe se nuk kishte asgjë të vërtetë. Ai deklaroi se nuk ka patur asnjë qëllim për t’a dëmtuar Sukajn:

Rasti që i referohet Sukaj
Rasti që i referohet Sukaj

“Më duket diçka absurde kjo që është thënë, dhe deklarata e Sukajt. Unë jam një lojtar profesionist ashtu si edhe Sukaj. Nuk më ka shkuar kurrë në mëndje që të dëmtoj një kolegun tim me dashje. Ne jetojmë me këtë punë, dhe nuk do t’a bëja këtë gjë as me urdhër, edhe pse nuk e kam patur një të tillë. Unë madje nuk kam marrë asnjë karton tek ndërhyrjet ndaj Sukajt, por kartonat i mora tek ndërhyrja ndaj Mazrekajt dhe tek rasti i 11-metërshit. Pra mund të them se këto akuza nga ana e tij janë trillime”,- përfundoi deklaratën e tij Polizoi Arbri

S'KA KOMENTE

Comments are closed.