Reagon De Biazi, pas lëvizjes së Hysajt drejt Napolit

0
SHPËRNDAJE

Pas akordit të arritur mes Empolit dhe Napolit mbi bazën e 5 milionë eurove për Elseid Hysajn ka ndërhyrë në mikrofonët e “Radio Kiss Kiss” edhe tekniku kuqezi Gianni De Biasi, i cili ka komentuar këtë lëvizje: “Bën shumë mirë Napoli që merr Hysajn. Bëhet fjalë për një futbollist 21-vjeçar, i cili do të kishte kohën e duhur për t’u rritur qetësisht prapa Maggios. Zotëron cilësi e personalitet”.
debiasiDukaNdërkohë që ka qenë e pashmangshme të flasë edhe për shortin e Botërorit 2018: “Kur pashë që do të përballemi me Italinë në eliminatoret e Botërorit, mendova se jeta është e vështirë (qesh). Shkollat spanjolle dhe italiane kanë recituar rol protagonisti në vitet e fundit. Shqipëria është ende prapa nga ky këndvështrim. Për momentin, gjithsesi, objektivi numër një është Europiani. Jemi të dytët në grupin tonë dhe duam të kualifikohemi në fazën finale”, ka përfunduar De Biazi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.