Reagon Elvis Kotorri: Ku ishit deri die ju që sot qani për Elbasanin?

0
SHPËRNDAJE

Kategoria e parë / Portieri i Elbasanit, Elvis Kotorri, ndihet keq që verdheblutë ranë në Kategorinë e Dytë, por kjo situatë ishte e pritshme sipas tij, pasi prej rreth 10 vitesh klubi gjendje në vështirësi dhe kjo ditë do vinte.

Me anë të llogarisë së tij në “Facebook” ai ka një pyetje për ata lojtarë të cilëve u dhemb se ra Elbasani, ndërkohë që në fund ka diçka edhe për tifozët, që sipas tij mund të kishin bërë diçka më shumë.

“Shoh shumë njerëz nëpër “Facebook” që tani thonë çfarë të duanm, sikur mezi e paskan pritur këtë ditë. Po ku ishit ju o futbollistë që ju djeg zemra për Elbasanin? Të vinit e të luanit këtu e ta shpëtonit mos binte kaq poshtë, të luanit për këtëe fanellë. Asnjë se bën. Sigurisht që është turp që Elbasani ra kaq poshtë dhe mua më dhemb shumë, por kjo gjendje ka afro 10 vjet që është kështu dhe do vinte kjo ditë, që do kishim një ekip që s’do shpëtonte dot me ndihmën e askujt. Edhe ju tifozë, megjithëse jeni pjesa më e pafajshme e gjithë kësaj gjendjeje, mund të bënit diçka më shumë. Uroj me gjithë shpirt që Elbasani të rikthehet sa më shpejt në elitën e futbollit shqiptar, se atje i takon”, shkruan Kotorri në postimin e tij.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU