Reagon Flamurtari: Nuk merremi me estrada

0
SHPËRNDAJE
Loading...

flamurtari-laci

Deklarata e Flamurtarit

Duke marrë shkas nga deklaratat për tolerim në ndeshjen Laci-Flamurtari dëshirojmë vetëm të sqarojmë të gjithë opinionin sportiv se Flamurtari Football Club nuk është dhe nuk do të bëhet asnjëherë pjesë e tyre.
Deshirojmë t’ju kujtojmë zotërinjve në fjalë se Flamurtari ishte i vetmi Ekip që ka denoncuar fuqishëm këtë gangrenë të futbollit kur të tjerët vijojnë të heshtin.
Flamurtari nuk bëhet pjesë e estradave të tilla që në Shqiperi tashmë e kanë një emër.
Për Flamurtarin i vetmi rival i drejtpërdrejt është Tërbuni që kundër nesh ka marrë katër pikë kurse kundër rivaleve tanë direkt ka marrë vetem zero pikë .
Është më se e drejtë që gjithësecili të shikoj ekipin dhe ndeshjet e veta dhe jo të gjeje alibi për deshtimet tek të tjerët.
Flamurtari nuk ka nevojë për pritje me tufa me lule në asnjë fushë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.