Reagon Gonzalo Higuain për kritikat

Gonzalo Higuain ka thënë se kritikat do ta bëjnë edhe më të fortë

0
SHPËRNDAJE

higuain
Ish sulmuesi i Napolit që i kushtoi plot 90 milionë Juventusit, Gonzalo Higuain është kritikuar që prej transferimit të tij për shkak të gjendjes jo të mirë fizike (ka vënë pak bark)

Por, kjo nuk ka ndikuar në ndeshjen e parë të Higuainit me Juventusin, pasi hyri në pjesën e dytë dhe shënoi golin e fitores 2:1 kundër Fiorentinës.

“Është më mirë që të vazhdojnë të thonë se unë jam i shëndoshë, sepse unë do të vazhdoj të shënoj gola. Unë jam shumë mirë, jam stërvitur për 20 ditë dhe sinqerisht nuk i kuptoj kritikat rreth gjendjes time fizike”, tha Higuain për Tuttosport.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.