Post Partizani/ Klubi Flamurtari reagon ashpër

0
SHPËRNDAJE

Pas reagimit të fortë të lojtarëve të Flamurtarit dhe trajnerit të tyre Levy, edhe klubi vlonjat ka thënë fjalen e vet në lidhje me ndeshjen e humbur ndaj Partizanit pas një 11-metërshi të akorduar në dëm të vlonjatëve në fundin e ndeshjes teksa rezultati ishte fiksuar në 1-1.

“Përgëzojmë skuadrën për lojën dinjitoze që zhvilluan sot në fushën e lojës. Falenderojmë stafin dhe të gjithë lojtarët pa përjashtim, falenderojmë gjithashtu edhe tifozët që na mbështesin kudo”.

“Puna jonë është të respektojmë garën, të zhvillojmë futboll të bukur dhe Fair Play si e meriton loja e futbollit. Të gjitha ndodhitë jashtë futbollit nuk janë kompetencë dhe puna jonë. Vendime skandaloze në albitrim si ai ndaj Partizanit janë mesazhi më i keq për futbollin e bukur, janë poshtërim për një qytet dhe ofendim për djersën e derdhur në fushën e lojës”.

“Nuk e dimë nëse pas të gjithë kësaj është qëllimi i keq apo vendimi i gabuar i një frymori. Qoftë gabim njerëzor sepse e kundërta e kësaj do të ketë pasoja … Askush me këmbë mbi tokë dhe me kokën mbi supe nuk mund të hedhë poshtë një investim madhor, të pastër e të ndershëm, kushdo qofte ai,” përfundon deklarata e cila në fund merr qartazi edhe nota kërcënuese.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.