Reagon Kryeminsitri: Po me kombëtaren çfarë kanë xhanëm?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Deklarata e plotë e Kryeministrit Edi Rama në facebook:

“Ata qe si zakonisht i dine te gjitha prandaj edhe nuk dine asgje, jane sulur te perbaltin projektin e Arenes Kombetare, pa kaluar ende 24 ore nga prezantimi! Kjo natyrisht eshte prova tjeter se nje tjeter pune po behet si duhet. Per sa kohe stadiumi kombetar u kanibalizua nga shtesat e prapashtesat e shemtuara, s’ishte monument kulture. Askush nga keta nuk ndihej, si gjithnje bashkejetesen me rrenimin, pisllekun e shemtimin e kane fare te kollajte, ndertimi, pastertia, bukuria u vret syte e u sekelldis mendjen e kyçur! Tani qe rilindjes se stadiumeve u duhet shtuar Arena Kombetare, u kujtuan keta per monumentin e kultures…

2Per keta s’qe fare problem, qe ajo germadhe qe rri ne kembe duke u mbajtur mbi gjithefare kioskash e garazhesh te shemtuar, s’ishte me as stadium per Kombetaren! E cila, te ishte per sojin e ketyre, do kishte perfunduar ne emigracion per ndeshjet eliminatore, sepse UEFA e shpalli non grata “Qemal Stafen” e rrenuar. Dhe sikur kjo qeveri mos kishte ndertuar Elbasan Arenen ne kohe rekord, Kombetarja do luante ne shtepite e botes dhe zor se do ishte sot ne France apo jo?!

1Po kur thone pastaj qe s’ka ne bote stadium me kulle apo per me teper, me sherbime tregtare, meritojne nje dacke provash syve (shikoni fotot bashkengjitur, nga stadiumi i ri i Milanit, tek stadiumet amerikane qe jane modele zhvillimi te jetes urbane e sociale e deri tek stadiumi kombetar i Helsinkit).

stadiumiSepse stadiumet e gjenerates se fundit jane te gjithe keshtu, jo ne forme po ne qellim, kush me kulle vertikale e kush me volume te tjera horizontale; stadiumet duhet te jetojne 7 dite ne jave jo vetem kur ka ndeshje. Duhet te jene objekte me mjedise e hapesira shumeqellimeshe per jeten urbane, te cilat ofrojne sherbime, argetim, relaks, per te gjitha moshat.

Sqaroj se ky projekt eshte bashkepunim i Qeverise me Federaten Shqiptare te Futbollit dhe ne po bejme ate qe deshtoi ta bente qeveria paraardhese. E cila si ne te gjitha punet e tjera, premtoi stadiumin per 100-vjetorin e pavaresise, tentoi ta jepte me koncesion, me garanci te kripur financiare nga buxheti i shtetit dhe ne fund beri nje vrime ne uje!

Ne do ta bejme Arenen Kombetare ne partneritet me privatin, ku partneri publik do jete FSHF-ja, po ama pa paguar asnje qindarke nga buxheti i shtetit! Madje do perfitojme permes FSHF-se, nje mbeshtetje financiare 10 milione euro nga UEFA, pikerisht fale ambicies e standarteve te projektit te perzgjedhur.

UEFA qe supervizon gjithe stadiumet e reja ne Europe, qe nga skicat e para deri ne gurin e fundit, “çuditerisht” entuziazmohet per projektin dhe jep fonde. Ndersa keta qe e lane Shqiperine pa asnje stadium per Kombetaren e per klubet ne kupat e Europes, i japin gojes per nje projekt qe do ta beje Shqiperine vend aplikant, per te marre finalet e Europa League apo Superkupes se Europes!..
Mire me qeverine, po me Kombetaren cfare kane xhanem?!

Sa per arkitektin e famshem italian, s’kane faj qe e akuzojne si kriminel! Nuk zbuluan dot asnje kriminel ne parlament me ligjin e tyre famoz te dekriminalizimit dhe tani e kane zbuluar ne Arenen e re Kombetare:-)))

‪#‎Qenteletelehinkarvanidovazhdojeperpara‬

S'KA KOMENTE

Comments are closed.