Reagon Kukësi / Do bashkëpunojmë me UEFA-n nëse na heton

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kukësi reagon zyrtarisht në lidhje me zërat për një hetim të mundshëm të nisur nga UEFA për dyshimet që ekzistojnë rreth disa ndeshjeve miqësore të luajtura gjatë fazës përgatitore. Nëprmjet një komunikate, kampionët e Shqipërisë reagojnë duke theksuar se qëndrimi i klubit është i qartë, mbetet i hapur ndaj hetimeve të UEFA-s, madje do të bashkëpunojë me organin më të lartë të futbollit europian nëse do të ketë një hetim.

“Në lidhje me episodin e djeshëm, njoftojmë që disa nga lojtarët tanë janë vendosur para një kontrolli nga policia austriake. Në lidhje me marrjen e telefoneve të lojtarëve dhe “mospranimin e tyre”, bëjmë me dije se lojtarët e Kukësit nuk kanë reaguar negativisht, por kanë ndjekur të gjitha udhëzimet e avokatit të klubit. Ky i fundit po merret me çështjen dhe po punon me ngritjen e një padie kundër Federbetit.

Jemi të bindur për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje, por duke ndjekur rrugën ligjore. E theksojmë se për rezultatet në miqësore nuk jemi aspak të kënaqur, por në një rast kundërshtari i fortë, e në rastin tjetër lodhja e ekipit kanë ndikuar në rezultatet negative. E përsërisim që do t’i shkojmë deri në fund çështjes”, thekson klubi në komunikatën zyrtare.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU