Reagon Partizani: Fejzullahi i yni deri më qershor 2017

0
SHPËRNDAJE

 

Arbnor Fejzullahi
Arbnor Fejzullahi

Është përfolur shumë cështja “Fejzullahi” gjatë ditëve të nxehta të merkatos verore. Madje lojtari përflitet se i ka skaduar kontrata me Partizanin. Por nëse kontaktoj si rastin e Minuta90.com zyrën për shtyp të Partizanit dhe drejtues të saj mëson faktin se Fejzullahi mbetet një lojtar i kuq deri në qershor 2017: “Fejzullahi është lojtari ynë. Kemi bërë dorëzimet e dokumentacionit brenda rregullave që parashtroheshin në kontrat dhe gjithcka është në rregull. Mbetet lojtar i kuq deri më qershor 2017. Pra edhe sezonin tjetër. Pasi kemi depozituar të gjitha dokumentacionin, kemi verifikuar edhe pranë Federatës Shqiptare të Futbollit gjithcka në sistem dhe lojtari figuron pjesë e jona deri në afatin e lartpërmendur. Në rast se do të kishim ndonjë problem sic është përfolur, ky sistem s’do ta pranonte regjistrimin e tij. Kush ka dyshime mund të shkoj, nëse mundet, ta verifikoj pranë FSHF-së.” – Komentojnë zyra për shtyp, por edhe drejtues të Partizanit./Minuta90.com

S'KA KOMENTE

Comments are closed.