Reagon Partizani!

0
SHPËRNDAJE

– REAGIM –sta

Klubi dënon dhunën e ushtruar nga policia ndaj tifozerisë së kuqe përgjatë takimit Partizani – Skëndërbeu, i vlefshëm për javën e 9 të Kategorisë Superiore. Në mënyrë të pakuptimt dhe duke thyer çdo rregullore që përmban siguria në stadiume, forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë ndërhyrë në sektorin ku ishin të akomoduar tifozët e kuq duke përdorur gaz lotsjellës dhe më pas duke goditur në masë mbështetësit e kuq. Për pasojë mjaft tifozë janë plagosur rëndë, përfshirë edhe një vajzë 19 vjeçare, e cila falë ndërhyrjes së menjëhershme të mjekeve dhe stafit te klubit kaloji gjendjen kritike për jetën dhe më pas është mbajtur për disa orë në spitalin e qytetit të Elbasanit. Klubi përgjatë ditës së nesërme do të përgatisë një relacion të shoqëruar edhe me pamje filmike të cilat do të depozitohen pranë Federatës Shqiptare të Futbollit për të pasqyruar me fakte të gjithë dinamikën e këtyre ngjarjeve , të cilat sollën edhe ndërprerjen e takimit .

S'KA KOMENTE

Comments are closed.