Reagon Progni: Nuk e hodha fanellën e Skënderbeut

0
SHPËRNDAJE

Ka qenë i shpejtë reagimi i futbollistit të Skënderbeut, Gerhard Progni. Përkundër asaj që u pa në TV, Progni mohon të ketë flakur tej fanellën e Skënderbeut në momentin e zëvendësimit të tij nga trajneri Mirel Josa. Ai shprehet se veprimi i tij është keqkuptuar dhe se klubi korçar si të gjithë klubet e tjerë ku ka luajtur gëzojnë respekt maksimal.

Po ju bëj të ditur që s’është aspak e vërtetë dhe nuk ka ndodhur kurrë. Mbaj numrin 7 prej vitesh me fanatizëm dhe po ta hidhja poshtë do ofendoja veten time dhe së fundmi ekipin e Skënderbeut. Nuk ka ndodhur dhe nuk ka për të ndodhur kurrë,” përfundon Gerhard Progni prononcimin e tij. 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.